Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në Shqipëri mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të “Sinovac”

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të kompanisë kineze “Sinovac”. Ngarkesa u prit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ministrja Manastirliu deklaroi se për shkak të bllokimit të aeroportit procesi i procedurave të vaksinave u shty për 48 orë. “Vaksinat erdhën në një kohë të shpejtë, për të vijuar me planin tonë për vaksinimin masiv. Prej vonesës së bllokimit, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Me 192 mijë vaksina “Sinovac” dhe tani me këtë ngarkesë prej 100 mijë do të vijojë vaksinimi i popullatës, në përpjekje për të kryer vaksinime dhe në muajin maj”, -tha Manastirliu.

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë në fillim të javës së ardhshme 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Postime të ngjashme

Hainan, hapet Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit e Kinës

R Zh

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

Tensionohet situata në Liginën e Preshevës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...