Shqipëri

Në Shqipëri shënohen 93 infektime të reja, 6 të vdekur nga COVID-19

Zhurnal Ads

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 93 raste, nga 812 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se brenda ditës e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 6 persona.

Dita e sotme shënon edhe numrin me të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë, 227 brenda 24 orëve duke e çuar në 5441 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket rasteve fatale, si pasojë e koronavirusit, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra.

Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)
Testime totale 63649
Raste pozitive 9606
Raste të shëruara 5441
Raste Aktive 3875
Humbje jete 290 (Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37

Postime të ngjashme

“Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një”- Rama poston shprehjen e Çajupit

S.B.

Për herë të parë votim online/ Anëtarët e LSI-së zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet drejtuese

S.B.

Lajm i mirë nga QSUT/ Fëmija 5-muajshe ia del pas një operacioni të komplikuar në zemër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...