Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Në shtator rroga mesatare 27.405 denarë

Rroga neto mesatare në shtator të këtij viti paraqet 27.405 denarë dhe është për 7,7 për qind më e lartë në raport me shtatorin e vitit të kaluar, përderisa rroga e paguar bruto mesatare paraqet 40.913 denarë dhe është më e lartë për 8,2 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritja i referohet, para së gjithash, rrogës më të lartë të paguar mesatare neto për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 10,6 për qind, në Industrinë përpunuese për 10,2 për qind dhe në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10 për qind.

Ulje të rrogës së paguar mesatare neto mujore, në raport me muajin e kaluar ka në sektorët Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 7,1 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion për 6,4 për qind dhe Tregti me shumicë dhe Tregti me pakicë, përmirësim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3,2 për qind.

Rritja e bruto rrogës së paguar i referohet rritjes së bruto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në sektorët: Industri përpunuese për 10,7 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion për 10,6 dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10,2 për qind.

Ulje të rrogës bruto të paguar mesatare mujore për të punësuar, në raport me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 6,4 për qind, Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 5,4 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 2,9 për qind.

Postime të ngjashme

Në Tenovë u lëshua në përdorim termocentral fotovoltaik me fuqi prej 1,2 megavat

Z H

Qyteti i Shkupit me thirrje për subvencione për klima inverterë

Z H

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Z H

FKF: Plasmani dhe çmimet e ulëta blerëse ende janë problem numër një

Z H

OPH përshëndetë miratimin e pakos së pestë ekonomike

Z H

Delegacioni i ekonomisë gjermane mirëpret miratimin e ligjeve për pakon e pestë të masave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...