Agjencia Zhurnal.mk

Në shtëpinë e 22-vjeçarit nga Shkupi gjenden armë dhe municion

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri te Gjykata Themelore Penale – Shkup, ngriti aktakuzë kundër një personi për prodhim, mbatje, ndërmjetësim dhe tregëtim të palejuar me armë ose materie shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 nga Kodi penal.

I akuzuari, sipas policisë, në shtëpinë e tij në rrugën “Metodija Andonov – Çento në Shkup, në mënyrë të palejuar ka mbajtur armë dhe municion: një pistoletë të markës “FEG” me kalibër 9 mm me krehër me 13 plumba, një pistoletë KEL-TEC CNC me kalibër 380 Auto me krehër me 5 plumba, 17 plumba me kalibër 7.5 mmR, 3 plumba me kalibër 7,62 X 25 mm, si dhe 105 plumba me kalibër 9 mm Para.

Armët dhe municioni janë gjetur dhe konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në datën 29 korrik. Prokurori publik kompetent deri te gjykata dorëzoi propozim të veçantë për vazhdimin e masës  së paraburgimit të caktuar paraprakisht për të akuzuarin 22-vjeçar, sepse ai do të mund të arratiset ose ta përsëris veprën penale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...