Në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës do të përfshihen helikopter i armatës dhe Er traktorë

nga D V

Negotinë, 11 korrik – Shtabi i krizës në komunën e Negotinës pas mbledhjes së mbajtur mbrëmë vonë përsëri ka kërkuar mbështetje nga ajri për shuarjen e zjarrit në malin Serta.

Kryetari i komunës Goran Stojanov informoi se janë përcaktuar aktivitetet për ditën e sotme, të cilat do të fillojnë në orët e hershme të mëngjesit.

“Gjatë ditës së sotme në orët e mëngjesit do të sistemohen ekipet e NJTZ-së Negotinë dhe Kavadar. Ekipet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim do të kenë makineri përkatëse. Nga QMK-ja kanë kërkuar mbështetje ajrore me helikopter, ndërsa nga MBP-ja ka mbikëqyrje në terren me ndërhyrje shtesë për evakuim, përderisa të ketë nevojë shtesë për atë”, deklaroi Stojanov.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se herët në mëngjes rreth orës 7 do të ndërhyj helikopteri i armatës, ndërsa rreth orës 10 pritet të bashkohen dy ose tre Er traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

“Falë vendimit të Qeverisë që ka tejkaluar problemin shumëmujor me pilotët e aeroplanëve, rreth orës 10 do t’i bashkohen dy ose tre Er traktorë të DMSH-së,” thuhet në informacionin e QMK-së.

Zjarri shpërtheu pardje rreth orës 10:30 pas çka Këshilli i Komunës së Negotinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe është formuar Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More