Agjencia Zhurnal.mk

Në shumë qytete në Maqedoni ende po pritet lindja e foshnjes së parë në 2020tën

Veles, 2 janar – Zhurnal.mk – Viti i ri në Shkup filloi me lindjen e dy binjakëve, vëlla e motër, por një numër i madh i qyteteve në Maqedoninë e Veriut edhe sot nuk e kanë përjetuar këtë gëzim, gjegjësisht të lindë fëmiu i parë në vitin 2020, njofton Zhurnal.

Një prej tyre është Gjinekologjia e Velesit, ku në spitalin e përgjithshëm ende po pritet të lindë fëmiu i parë. Në Veles madje, viteve të fundit nuk ka ndodhur që foshnja e parë të lindë menjëherë më 1 janar. Krahasuar me vitin 2018 kur kanë lindur 505 foshnje, vitin e kaluar kanë lindur 32 foshnje më pak. Kjo e aktualizon problemin me rënien e natalitetit.

Sipas të dhënave statistikore, për nëntë muaj në 2019tën kanë lindur 14.622 fëmijë, ndërsa në vitin 2018, për të njejtën periudhë kishin lindur 2000 fëmijë më tepër.

Ekspertët konsiderojnë se duke patur parasysh ikjen e të rinjëve, Maqedonia për disa vite apo dekada do të bëhet shteti i pleqve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...