Në Sidnei pronari po jep me qira vetëm ballkonin me një krevat të vetëm, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

nga D V

Në një reklamë të çuditshme në Facebook, një pronar në Sidnei të Australisë ka vendosur një ballkon të mbyllur me qira për 969 dollarë në muaj.

Pronari e përshkruan ballkonin si “një dhomë me diell”, e përshtatshme për të akomoduar një person.

Imazhet e ballkonit të cilat janë bërë virale në rrjete sociale, tregojnë hapësirën me një krevat të vetëm, një pasqyrë dhe një tepih.
Ballkoni është pjesë e një apartamenti me dy dhoma gjumi, i cili jepet me qira veçmas për 1,300 dollarë në javë.

Lajmi ka shkaktuar reagime edhe te përdoruesit e rrjeteve sociale.

”Kjo është një pamje e mahnitshme”, ka shkruar një përdorues.

Ndryshe, Sidnei ka parë një rritje të dukshme të qirave të shtëpive. Qiraja mesatare ka mbetur në një nivel rekord prej 750 dollarë në javë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More