“Në situata të qeta dhe jo konflikti” – Sela flet për ndryshime të sistemit

nga Xh M

Shkup, 24 korrik – Ziadin Sela, lider i ASh-së, pjesë e Frontit Europian ka bërë të ditur se po synohet të ndryshohet sistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe këtë, siç tha ai, po e bënë Fronti Europian.

Para mbledhjes së kryesisë së partisë në Gostivar, Sela tha se Fronti ka maturinë e nevojshme politike për të bërë këtë dhe qëllimi siç vlerësoi ai, është të mbrohet legjitimiteti i shqiptarëve

“Kemi maturinë e duhur politike për të sjellë ndryshime në sistem në situata të qeta dhe jo në situata konflikti. Këtë po e bënë Fronti Europian. Po hap tema – ne nuk jemi histerik për të qenë më patjetër pjesë e pushtetit. Gjithsecili që mundohet të mvesh këto lloj konotacionesh…, aktivitetin që e ne bëjmë dhe betejën politike që ne e bëjmë për të mbrojtur votën e shqiptarëve”, tha Sela.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More