Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me coronavirus

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka rënë numri i pacientëve me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga ky spital thuhet se aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë,  5 pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se gjatë 24-orëve të fundit nga coronavirusi janë shëruar 6 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“2 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dyja të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në 24-orët e fundit 203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,071 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Postime të ngjashme

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

S.B.

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

S.B.

Lajçak sot në Serbi, takimin e parë e zhvillon me Vuçiqin

S.B.

​Kosovë/ Mbi 8200 raste aktive me COVID

S.B.

Pasojat e pandemisë COVID-19, Mehmeti: Kosova tregoi stabilitet financiar

S.B.

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...