Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus – 14 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 8 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24-orët e fundit 325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,831 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Postime të ngjashme

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

NISMA nuk e kaloi pragun, ky është numri i votave që mori Fatmir Limaj

S.B.

Sa u votuan partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 – dallimi në vota, përqindje dhe ulëse

S.B.

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, të respektohen masat

S.B.

Adriana Matoshi siguron ulëse në Kuvend të Kosovës duke lënë pas disa ish-deputetë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...