Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë

Zhurnal Ads

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19, ndërsa situata e përgjithshme duket se po shkon drejt përmirësimit.

Sipas të dhënave të publikuara në këtë spital, aktualisht aty janë duke u trajtuar 19 pacientë me coronavirus, prej të cilëve 9 janë duke u trajtuar me oksigjen dhe katër janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, një pacientë i cili ishte i infektuar me COVID-19 është shëruar.

Në anën tjetër, në këtë spital janë duke u dhënë edhe shërbime tjera, përveç trajtimit të këtyre pacientëve me COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 200 paciente? kane? kryer analiza në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Ne? total këta pacient kane? bërë? 2,781 analiza.

“3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 paciente? kane? marre? trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 paciente? janë? shtrire? për trajtim te? mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e spitalit.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 83 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 38 Rëntgena, 35 EHO dhe 10 CT-ja.

Postime të ngjashme

Hysni Gucati del sot para Dhomave të Specializuara

admin

Mbingarkohet Infektivja, rriten rastet me koronavirus në Kosovë

admin

Ismaili: Veseli, Thaçi, Krasniqi dhe Selimi me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...