Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Zhurnal Ads

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 20 pacientë të infektuar me coronavirus, prej të cilëve 9 janë me oksigjenoterapi ndërsa një është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga ky spital.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në Spitalin e Pejës gjithashtu janë duke u dhënë edhe shërbimet tjera, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 18 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,984 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 130 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 83 Rëntgena, 41 EHO dhe 19 CT-ja”, thuhet në komunikatë.

Postime të ngjashme

FSK ndihmon komunat në përballje me pandeminë COVID-19

S.B.

Sot ​mblidhen katër komisione parlamentare

admin

Mbledhja e përbashkët e qeverive, Prishtina dhe Tirana takohen të premten në Shkodër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...