Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me Coronavirus

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar gjithsej 67 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 50 janë me oksigjeno terapi, 11 në gjendje më të rëndë dhe dy në respirator.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital.

“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 50 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP). Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, 3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

“258 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,746 analiza ndërsa janë kryer 5 operacione”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Vaksinat dhe COVID-19, IKSHPK tregon rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...