Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 72 pacientë me COVID-19, 10 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 72 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar, prej tyre 45 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP). Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Siç thuhet në njoftim, tre lindje janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy normale dhe një me prerje cezariane.

“Janë lindur tre foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...