Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Në Spitalin Klinik të Shtipit pothuajse gjysma e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Pacientë të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë po arrijnë në spital alarmon drejtori i Spitalit Klinik në Shtip, Alen Gjeorgjiev. Sot, 50 pacientë janë shtruar në Qendrën rajonale Kovid, pothuajse gjysma e të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit.

Gjeorgijev thotë se këto ditë në repart mbërrijnë pacientë, të cilët pasi u pranuan në spital për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, humbën betejën me koronavirusin në vetëm disa orë.

“Këto ditë pacientët vijnë tek ne në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, rasti i fundit ishte dje me një pacient 80-vjeçar nga Koçani, i cili vdiq në spital disa orë pas pranimit. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje atyre që janë pozitivë pas përkeqësimit të gjendjes që menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore, dhe atyre që janë të dyshimtë dhe kanë simptoma të koronavirusit që të mos i krahasojnë ato me një grip, por të kërkojnë ndihmë menjëherë”, thotë Gjeorjgiev.

Theksoi se pacientë në një gjendje të rëndë vijnë pa ndjenja, me forcat e fundit marrin frymën, nuk kanë oksigjen të mjaftueshëm në gjak, pas së cilës organet ndalojnë së funksionuari dhe fundi është fatal për pacientin.

Shtipi dhe Shën Nikolla edhe mëtej janë në kulmin e komunave me numrin më të madh të rasteve të regjistruara të 100.000 banorë. qëndron në analizën e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Në këtë listë renditen lartë Koçani, Dellçeva dhe Berova nga rajoni i Bregallnicës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

KE rekomandon se Ballkanit i duhet rrugë e gjatë në luftën për ajrin e pastër

T E

Osmani: Mos mbajtja e seancës së parë ndërqeveritare me BE-në do të ishte mos sukses për të gjithë

Z H

Tërmetet nuk e dëmtuan sistemin hidro-energjetik Mavrovë

T E

“Skandal”: Në libra prezent “bulizmi”, fëmijët në shkollë mësohen si t’i përqeshin shokët!

E.E.

Konfirmohet lajmi i Zhurnal: Aleksandar Dashtevski kryetar i ri i KSHZ-së

Z H

Presidenti Pendarovski në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...