Agjencia Zhurnal.mk

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Pejë, 11 janar- Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt. I njëjti ishte i dënuar për veprën penale “vrasje”. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës./KosoavPress/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...