Në Stamboll, Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga bota ku jeton komuniteti Turk

nga Xh M

Stamboll, 26 prill – Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More