Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm, nuk ka bllokim të rrugëve

nga D. V.

Kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, ishin në terren për të ndjekur nga afër dhe menaxhuar situatën e krijuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Aktualisht, në njësinë administrative Steblevë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin. Strukturat e bashkisë dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar në mënyrë intensive për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen e tyre të hapura.

“Ekipet tona janë në të gjitha njësitë administrative duke garantuar qarkullimin e makinave dhe sigurinë e të gjithë banorëve të zonës”, tha Disha.

Në çdo njësi administrative vijon monitorimi i pandërprerë i situatës dhe gatishmëria e plotë për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

“Në njësinë administrative Polis kemi pasur disa probleme me ngrirjen e rrugës ku kemi marrë masa dhe kemi hedhur kripë në pjesët ku ka patur akull. Në njësinë administrative Lunik ekipet e Drejtorisë së Rrugëve morën masat në kthesat ku kishin probleme dhe aty kemi hedhur kripë. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve”, theksoi Disha.

Drejtuesi politik i qarkut Mazniku tha se të gjitha njësitë administrative janë të aksesushme nga mjetet dhe nuk ka asnjë bllokim.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet e dëborës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More