Në Tabanoc ndalohet një 19-vjeçar nga Shqipëria, paraqiti pasaportë të dikujt tjetër

nga D V

Dje në ora 23:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar 19-vjeçarin K.S. nga Republika e Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi ka paraqitur dokumentet e udhëtimit të dikujt tjetër.

Ai është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj – Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More