Në Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth 40 minuta

Shkup, 29 korrik – Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për të hyrë në vend është rreth 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

 

Siç njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë së Veriut (LAMM), komunikacioni në rrugët shtetërore po realizohet pandërprerë, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik dhe drejtim të kujdesshëm të veturave, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër-Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Related posts

Cila kompani në Strumicë “nën najllon” fitoi 1.5 milion euro për gjashtë muaj?

Redaksia

MPB: Janë sanksionuar 92 motoçiklistë, 47 për shkak se nuk kanë përdorur kaskë

N E

Panel diskutim “Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More