Në Tabanoc pritet 15 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata

nga D V

Shkup, 26 qershor – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta.  Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More