Në Tabanoc të Kumanovës, është gjetur një sirian 20 vjeçar i vdekur

Kumanovë, 20 shtator – Në afërsi të fshatit Tabanoc të Kumanovës, është gjetur i vdekur një shtetas 20 vjeçar nga Siria. Në trup nuk ka gjurmë dhune, kumtuan nga SPB Kumanovë.

Dje në ora 18:00 në SPB Kumanovë është njoftuar se në afërsi të digës në fshatin Tabanoc është gjetur një person i vdekur mashkull.

“Pas inspektimit të bërë është konfirmuar se bëhet fjalë për M.L. (20) nga Siria. Mjeku i ndihmës së parë mjekësore ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është marrë dhe i është dhënë morgut dhe pas udhëzimeve të tij do të veprohet në mënyrë shtesë për rastin”, theksohet në kumtesën e policisë. 

Related posts

Për ngasje të shpejtë 411 gjoba në territorin e të gjithë vendit

Z H

Hetim për tetë tregtarë me trashëgimi kulturore maqedonase

Z H

Kërkohej nga Gjermania/ Arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Podujeva

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More