Në takim me ambasadorin gjerman, Kurti vlerësoi vullnetin e kancelares Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës ishin temë diskutimi në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ky takim me ambasadorin erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale.

Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian.

Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik. 

Related posts

Diskutimi për fushatën zgjedhore – ​Abdixhiku falënderon Haradinajn e Krasniqin, pret përgjigje pozitive edhe nga Kurti

D V

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

Marrëveshja e plotë e Kurtit të cilën e prezantoi në Bruksel si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More