Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Në Tenovë u lëshua në përdorim termocentral fotovoltaik me fuqi prej 1,2 megavat

Termocentrali i dytë fotovoltaik me fuqi prej 1,2 megavat, i cili është pjesë e parkut fotovoltaik prej tri pjesëve me 2,2 megavat, sot ishte lëshuar në përdorim në fshatin Tenovë në Komunën e Bërvenicës. Ai është një nga gjithsej 22 termocentralet të cilët lidhën marrëveshje për të drejtën e përdorimit të premisë për energji elektrike të prodhuar nga termocentrale fotovoltaike të ndërtuara në tokë në pronë private në thirrjen publike që ishte publikuar në vitin 2019.

Termocentrali i parë prej 0,6 megavat, siç theksoi investitori Vllade Samarxhievski nga “Energoer grup”, tashmë punon disa vite, ndërsa i treti prej 0,4 megavat tashmë është ndërtuar dhe është e përgatitur për kontroll teknik. Tri termocentralet janë ndërtuar në hapësirë të përgjithshme prej 20 mijë metra katrorë, tokë të pafrytshme dhe të pashfrytëzuar e cila është blerë nga shteti, ku janë vendosur 6.170 panelë fotovoltaikë me kapacitet të ndryshëm dhe tre trafostacione. Vlera e përgjithshme për ndërtim të këtij parku është 1,6 milionë euro.

“Tre termocentralet do të prodhojnë rreth 3,1 gigavatë orë të cilat do ta kënaqnin konsumin e energjisë elektrike për afërsisht rreth 450 banesa dhe amvisëri. Jemi krenarë që termocentralet i ndërtuam në afat sa më të shkurtër në teren të vështirë dhe të pakapshëm të tokës së papërdorur për qëllime të tjera. Shpresoj se ky do të jetë shembull i mirë dhe nxitje për investime të reja në energji të gjelbër si i firmave, ashtu edhe i Qeverisë”, tha Samarxhievski dhe e falënderoi Qeverinë e cila, siç tha i ka inkurajuar që të investojnë në këtë lloj të objekteve dhe iu ka mundësuar që gjatë shitjes së energjisë elektrike të prodhuar të marrin tarifë premium.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini theksoi se fakti që termocentrali fotovoltaik lëshohet në përdorim pikërisht më 22 prill – Ditën e planit Tokë tregon se si kujdesemi për tokën, për dekarbonizim dhe për ulje të emetimit të gazrave serë në atmosferë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se për 60 megavatë të rinj të termocentraleve fotovoltaike të cilat ndërtohen sipas parimit të partneritetit publik privat premitë të cilat i ndan shtetit i kushtojnë 450 mijë euro në vit, ndërsa ka paguar tre milionë euro nga investitorët për ndërtim të tyre.

Ai paralajmëroi se tashmë ka përfunduar edhe thirrja për ndërtim të 100 megavatë termocentrale fotovotlaike në vendin e minierës së mëparshme në Osllomej dhe se lokacionet me nga 50 megavatë i kanë marrë një kompani turke dhe një kompani bullgare të cilat në vend se 10 për *qind të parapara nga të ardhurat e EMV-së kanë ofruar 18,5 për qind – turke dhe 18 për qind ajo bullgare. Në fazën përfundimtare është, shtoi, edhe ndërtimi i termocentralit fotovoltaik prej 10 megavatë në Osllomej të cilin e investon SHA EMV.

Siç theksoi Zaevi në lokacionin prej 477 hektarë në Shtip ku duhej të ndërtohej aeroport transportues ku janë parashikuar të ndërtohen termocentrale fotovolatike me fuqi të instaluar prej 300 deri 350 megavatë, në Manastir duhet të ndërtohen 120 megavatë, në Kavadar 100 megavatë, ndërsa tashmë të ndërtuara ka në Koçan 8 megavatë dhe dy megavatë prej 15 megavatë në Debërc.

“Janë dhënë edhe tri licenca për kompani private për ndërtim të elektraneve me erë në Bogdanc, Demir Kapi dhe Sveti Nikollë me fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 100 megavatë, ndërsa interes për ndërtim të parkut me erë prej rreth 400 megavatë në vlerë prej 520 milionë euro në Nagoriçan të Vjetër tregoi edhe kompania gjermane WPD. Me këtë vendi është lider në rajon në burimet ripërtëritëse të energjisë të cilët për një vit i ka rritur për 10,1 për qind, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara është 10,3 për qind”,tha Zaevi.

Kryeministri paralajmëroi se pret që në qershor me sukses të përfundojë edhe thirrja për ndërtim të hidrocentralit në Çebren në vlerë prej 600 deri 800 milionë euro me fuqi të instaluar prej 300 deri 330 megavatë në rrugë të partneritetit publik privat dhe shtoi se faza e parë prej 10 të paraqiturave e kanë kaluar nëntë kompani dhe konsorciume të interesuara.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...