Agjencia Zhurnal.mk

Në Tetovë dhe Gostivar ka ulje të lëvizjes së qytetarëve

Tetovë, 23 mars, zhurnal.mk – Në Tetovë dhe Gostivar gjatë ditës është rralluar frekuentimi i qytetarëve, megjithatë para bankave dhe marketeve ka lëvizje më të madhe sidomos të të moshuarve.

Shtabi i krizës i komunave të Gostivarit, Rostushës dhe Vrapcishtit, kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët, me ç’rast kanë caktuar edhe masat e reja në luftën kundër virusit korona.

“Situata në Gostivar dhe Vrapçisht është në kontroll. Ende kemi vetëm një rast të verifikuar zyrtarisht të paktën. Nën dy, duhet të respektohet gjitha rekomandimet e Qeverisë me përpikëri. E treta të insistojmë si institucione tek gjithë banorët dhe gjithandej ku kemi ndikim që ti përmbahen rregullave, higjienës personale, distancës sociale dhe fizike. Nën katër, izolim dhe sa më pak kontakte me njerëzit që janë të moshuar dhe kanë sëmundje tjera, nën pesë, institucionet të vazhdojnë të komunikojnë mes veti me qëllim që pasojat të jenë sa më të vogla dhe të jemi sa më efikas në punën që e bëjmë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Në izolim vazhdojnë të jenë 513 persona, 354 në Tetovë dhe 159 në Gostivar, të cilët kontrollohen rregullisht nga policia nëse e respektojnë masën, sidomos të atyre që janë kthyer nga vende me rrezik të mesëm dhe të lartë. Në ndihmë të banorëve, që nga dita e premte, në Tetovë dhe komunat për rreth, janë hapur edhe pikat e kontrollit mjekësor, edhe atë, në komunën e Bogovinës, në Zhelinë, në Tearcë, Brvenicë Çellopek dhe Reçicë e Madhë, ndërsa janë aktivizuar edhe numrat e telefonit për kontakt në qendrën e kujdestarisë, njoftojnë nga Spitali klinik i Tetovës.

076 365 163
076 365 120
075 240 464
075 200 839
075 200 339
075 445 124

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...