Ekonomi Maqedoni

Në Tetovë nuk do të pranohen më kërkesa për subvencion për inverterë, kanë aplikuar 1500 qytetarë

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës publikoi se prej nesër, 3 shtator, më nuk do të pranojnë kërkesa të reja për subvencione të qytetarëve për furnizim të inverterëve, pasi janë parashtruar 1.500 paraqitje, aq sa ka paraparë thirrja publike.

“Sipas thirrjes publike, gjithsej 1.500 amvisëri do të subvencionohen në pajtim me parimin ‘i parë i ardhur, i parë i shërbyer’. Pas shqyrtimit të aplikacioneve nga komisioni adekuat, nëse kemi situatë për paraqitje të pakompletuara, për numrin e njejtë të mundësive do të shpallet thirrje e re për subvencionimin e inverterëve”, informuan nga komuna e Tetovës.

Më 11 gusht, komuna e Tetovës e shpalli thirrjen publike deri te qytetarët për paraqitje për subvencionim për furnizimin dhe montim të inverterëve për vitin 2020, në pajtim me vendimin qeveritar, për muajin dhjetor të vitit 2019, për zbatimin e masave për avancimin e ambientit të jetesës. Në pajtim me thirrjen, qytetarët për inverterin e furnizuar mund të marrin subvencion deri në vlerën maksimale prej 62 mijë denarëve.

Që të marrin subvencion për inverterë, përveç dokumentacionit adekuat, qytetarët duhet të dorëzojnë furrë me qymyr, dru ose naftë.

Postime të ngjashme

Për mos mbajtje të maskës, deri tani tetovarët kanë paguar 73520 euro gjoba

Z H

Moti me diell dhe vranësira lokale, temperatura deri më 35 gradë

XH,I

Publikohen oraret e orëve për mësimdhënie në RTMV

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...