Gjatë ngjarjes sportive të Universiadës së Chengdusë, mbi 2400 automjete me energji të re (NEV) po përdoren për shërbimet e transportit.
90 për qind po përdoren për transportin nga fshati i Universiadës në zonën qendrore urbane, shkruan CMG. Edhe anijet në fshat funksionojnë 100 për qind me energji të re.
Një autobus me energji hidrogjeni, një lloj NEV, mund të përshkojë 450 kilometra me një karikim të vetëm, me konsumin mesatar të karburantit të hidrogjenit për 100 kilometra të matur në vetëm 4 kilogramë.
Një flotë prej 80 autobusësh të këtij lloji është vënë në përdorim si mjete udhëtimi për sportistët dhe stafin e Universiadës.