Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës – Ramis Merko, do të ketë edhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Këtë vendim e ka miratuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, , transmeton “SDK.mk”.
Universiteti, i cili ka fakultetin e shkencave ekonomike, një fakultetin juridik dhe fakultetin e informatikës dhe shkencave politike, tashmë do të ketë edhe studentë që studiojnë shkencat mjekësore.
MASH konfirmoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e studimeve për mjekësi në UNS, si dhe mendim pozitiv kanë dhënë edhe Agjencia e Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit.
Ky do të jetë fakulteti i gjashtë i shkencave mjekësore në Maqedoni./Zhurnal