Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në UT u përurua Klinika Juridike

Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Në Fakultetin Juridik (24.02.2021), të Universitetit të Tetovës, u bë përurimi i Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik. Klinika juridike e Fakultetit Juridik është projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu falënderoi zyrtarët e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup për mbështetjen e vazhdueshme institucionale që SHBA-të i ofrojnë Universitetit të Tetovës. Përurimi i kësaj klinike, jetëson përkushtimin e UT-së dhe SHBA-ve në përkrahjen e shtetit të së drejtës përmes përgatitjes së studentëve për praktikën e ligjit dhe promovimit të drejtësisë.

Në po të njëjtën frymë, Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu shprehu mirënjohje për këtë investim esencial për studentët e Fakultetit Juridik, si dhe qytetarët që do të kenë mundësi të përfitojnë nga ndihma juridike që do të ofron Klinika Juridike. Në kuadër të klinikës juridike do të funksionon dhe gjykatorja e parë për studentët e Fakultetit Juridik. Kontribut të veçantë në realizimin e kësaj nisme dhanë Prof. Dr. Arta Bilalli dhe Doc. Dr. Njomza Osmani.

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...