Shkup, 15 korrik – Maqedonia e Veriut është vend i çudirave dhe i tillë si duket do të mbetet edhe gjatë kohë. Argumentet janë të shumta, kurse argument i fundit është paralajmërimi i gjykatësve tanë se përmes Gjykatës së Strasburgut do të kërkojnë rritjen e pagave të tyre. Pikërisht në vendin ku shumë qytetarë të RMV-së kërkojnë drejtësi, të pakënaqur nga vendimet e tyre, gjykatësit tnë do të kërkojnë rritjen e pagave, shkruan Zhurnal.
Konkretisht, Shoqata e gjykatësve publikisht paralajmëron se se do ta padisë Gjykatën Kushtetuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi ajo hodhi poshtë iniciativën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit që muaj më parë uli koeficientin e pagave të gjykatësve. Sipas tyre, fakti që ligji për uljen e koeficientit të rrogave të gjykatësve u miratua në fund të shkurtit dhe do të vlente nga fillimi i muajit, është shkelje e rendit juridik.
Kushtetuesja nuk lëshon pe!
“Refuzimi i iniciativës për anulimin e dispozitave të Ligjit për pagat e gjyqtarëve, i cili u miratua më 29 shkurt 2024, dhe fillon të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 shkurti 2024, është skandaloz, i papranueshëm dhe në fakt rrëzon sistemin juridik të vendi. Ky vendim është jashtëzakonisht i rrezikshëm për sistemin juridik, sepse lejon zbatimin retroaktiv të ligjeve, pa përjashtime”, thonë nga Shoqata e gjykatësve, ku shtojnë se në këtë drejtim, në të ardhmen do të mund të bëheshin manipulime dhe keqpërdorime të shumta në zbatimin e ligjeve që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e të gjithë qytetarëve, dhe njëkohësisht do të krijohej pasiguri juridike në dhënien e drejtësisë, e cila është në kundërshtim me detyrimet e marra ndërkombëtare të shtetit.
Gjykata Kushtetuese më 15 maj solli vedimt të mos fillojë procedurë për Ligjin për ndryshimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe për ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Nga Shoqata e gjykatësve dhe Këshilli gjyqësor atëherë thanë se ligjvënësi bëri një ndërhyrje antikushtetuese dhe të paligjshme në autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit përmes uljes së paligjshme të pagave.
Në mënyrë të qartë dhe të argumentuar, Kushtetuesja tha atëherë se janë të papranueshme dhe të pabaza pretendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Shoqatës së Gjyqtarëve se ulja e koeficientit për llogaritjen e pagave të tyre po kërcënon pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit. Gjykata vendosi se ulja e koeficientëve me 13 për qind është bërë me ligj, që është në kompetencë të Kuvendit.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese thonë se vendimi i tyre është i prerë, gjykatësit me ngulm kërkojnë paga edhe më të larta, duke shkuar deri aty sa që shkel edhe kulturën kushtetuese.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të ekzekutueshme. Gjykata vendosi për nismën në fjalë, por një pjesë e reagimit të Shoqatës së Gjyqtarëve nuk korrespondon me kulturën kushtetuese, ligjore dhe gjyqësore, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për rikthimin e reputacionit dhe besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë dhe në përgjithësi në institucionet e sistemit”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese. Kuvendi, pas një sërë reagimesh në opinion, në fillim të vitit uli koeficientët për llogaritjen e të gjitha pagave zyrtare, përfshirë edhe të gjykatësve.
Mickovski: Po më kërkojnë takim, nuk do i pranoj! Po të kisha besim 2 për qind, do të jepja dorëheqje
Kryeministri Hristijan Mickoski pajtohet me deklaratën e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Ageler e cila gjatë intervistës në Alsat, duke folur për rolin e Këshillit Gjyqësor tha se përgjegjësia është e vetë udhëheqësve të institucioneve.
Ai ka rikujtuar se gjykatësit marin paga mijëra euroshe, kurse kanë besim vetëm 2 për qind.
“Po të kisha unë besim vetëm 2 për qind do të jepja dorëheqje, sepse kjo do të thotë se nuk jam për punën që e bëj”, shtoi kryeministri Mickoski, shkruan Zhurnal.
Mickoski thotë se pikërisht për këtë çështjet ka propozuar shpërndarjen e dy këshillave dhe ndryshimin e ligjeve dhe kushtetutës që anëtarët e rinj të zgjidhen dhe delegohen nga vetë gjykatësit dhe prokurorët.
Sipas tij askush më shumë se anëtarët e këtyre dy organeve nuk e ka kundërshtuar këtë ide dhe për këtë arsye vazhdojnë të kërkojnë takime me të.
Kryeministri madje shprehet se nuk ka nevojë t’i takojë gjykatësit, por kërkon që vetëm ta bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen.
“Neve propozuam t’i shpërndajmë, ta ndryshojmë ligjin e nëse duhet edhe kushtetutën dhe në vend të këtyre që kanë besim prej 2 për qind, vetë prokurorët dhe gjykatësit, jo Qeveria, Parlamenti apo Presidenti, por vetë ata t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këto dy institucione. Ky ishte propozimi jonë që u refuzua. Kush e refuzoi, ata të cilëve nuk u konvenon dhe që janë mësuar të funksionin me parimin sikur deri tani. Nuk dua të më kërkojnë takime gjykatësit dhe prokurorët. Janë duke kërkuar por nuk do t’i pranoj, nuk dua. Duhet vetëm ta bëjnë atë për të cilën paguhen, tu shërbejnë atyre jo mua. Unë nuk kam nevojë”, tha Mickoski. /Zhurnal