Në vend të një sistemi të ri operativ, mund të përfundoni duke blerë malware

Sapo Microsoft njoftoi se sistemi tjetër operativ do të ishte Windows 11, dhe se për disa ky sistem do të ishte i disponueshëm edhe para lëshimit të tij zyrtar, një numër i paketave të rreme të instalimit u shfaqën në Internet.

 

Dhe ndërsa zhvilluesit duhet të kenë akses në sistemin e ri operativ edhe para lëshimit zyrtar të tij, në mënyrë që të përgatisin aplikacionet ose programet e tyre për sistemin e ri, përdoruesit e zakonshëm thjesht duan të mburren me faktin se ata kanë diçka ndër të parët.

Problemi është se Microsofti së pari lëshoi një aplikacion zyrtar që mund të provojë nëse kompjuteri aktualisht në përdorim do të jetë mjaft i fuqishëm për sistemin e ri operativ, dhe më pas e hoqi atë aplikacion.

Kjo i ktheu përdoruesit që donin të kontrollonin nëse pajisjet e tyre ishin gati për Windows 11, si dhe ata që donin të provonin versionin beta të sistemit, në disa faqe jo shumë zyrtare. Dhe vendosi ato në rrezik të konsiderueshëm.

Problemi është se “aktivizuesit” e rremë që premtojnë një azhurnim falas të Windows 10 në Windows 11 janë mjaft tërheqës dhe në shikim të parë duken si lëshime të ligjshme të Microsoft. Por pasi përdoruesi të shkarkojë një aktivizues të tillë, i cili, çuditërisht, me të vërtetë ka aftësinë për të aktivizuar Windows, shfaqet një program shtesë “Download Manager”, i cili i kërkon përdoruesit të pranojë kushtet e përdorimit në mënyrë që të vazhdojë të shkarkojë Windows. Dhe është pikërisht kjo pranim që është thelbësore.

Prandaj, të dy zhvilluesit dhe kompanitë e sigurisë kompjuterike, si dhe Microsoft, paralajmërojnë përdoruesit të mos bien pre e ofertave të tilla dhe të presin për lëshimin zyrtar të Windows 11 të ri dhe t’i shkarkojnë ato nga burimet zyrtare. 

Related posts

Zbulohet zyrtarisht seria e Huawei P50

D V

Tim Cook i shiti pesë milionë aksione të Apple për 750 milionë dollarë

D V

“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More