Maqedoni TOP LAJM

Në vend të orës policore, masa të reja, VMRO nuk do t’i bllokojë ndryshimet ligjore

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor – Ndryshimet ligjore të cilat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe insiston që të miratohen sa më shpejtë, nesër duhet të jenë para deputetëve në seancën parlamentare. Nga opozitarja DPMNE ende me qëndrim se ndryshimet e propozuara për Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nuk do të sjellin asgjë konkrete në luftën kundër pandemisë. Por edhe krahas vërejtjeve të tyre, thonë se nuk do të pengojnë sjelljen e ndryshimeve.

 “Në këtë ligj nuk ka masa konkrete për luftën kundër pandemisë. Gjithashtu në këtë ligj nuk ka masa për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të cilat kryejnë kovid-testime dhe nuk ka masa për testim më të lirë për grupet e rrezikuara të popullsisë siç janë pensionistët dhe të sëmurit kronik. Ky Propozim ligj përmban vetëm rritje të kompetencave të institucioneve dhe shërbimeve inspektuese”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Ministri Filipçe pret që nesër të sillen ndryshimet dhe siç thotë, nëse respektohen ato masa, do të shmanget vendosja e orës policore. Megjithatë konfirmoi se do të ketë kontrolle të përforcuara dhe dënime.

 “Sinqerisht besoj se Ligji do të sillet, me qëllim që të shmangim orën policore dhe këto janë masa që në mënyrë praktike imitojnë orën policore për shkak se pas orës 23 asgjë nuk do të punojë dhe qytetarët nuk do të kenë ku të shkojnë. Me ndryshimet e Ligjit që nesër do të jenë në Kuvend, dukshëm do të rriten kompetencat e të gjithë inspektorateve. Kështu që vlerësoj se me sjelljen e këtij ligji edhe kontrollet edhe sanksionimi bindshëm do të përmirësohen”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Qendrës për shëndet publik, Zharko Karaxhovski, me masa edhe më rigoroze.

 “Unë kërkojë masa më të ashpra restriktive në pjesën e sanksionimit. Vetëm në atë mënyrë mund të shpresojmë se dikush do të vetëdijesohet se nuk duhet të bëjë manifestime të caktuara me të cilat do të cenoj shëndetin e tij por edhe shëndetin kolektiv”, potencoi Zharko Karaxhovski – Kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Masat e parashikuara nga ndryshimet e Ligjit parashohin që objektet hotelerike të jenë të hapura deri në orën 23:00, përveç atyre që kryejnë dërgesa, kufizim i kapacitetit të udhëtarëve në autobusë për 50 përqind, mbajtja e maskave në të hapur, ndalesë për  grupimin e më shumë se katër personave në të hapur dhe kufizimi i numrit të mysafirëve nëpër shtëpi. Nga ana tjetër, kompetencat e shërbimeve të inspektimit po rriten, gjë që do të përforcojë kontrollet.

Postime të ngjashme

Despotovski: Masat nuk janë të vonuara

T E

Angellovska Bezhoska: Shënohet stabilizim gradual i tregjeve ndërkombëtare finansiare

Z H

LSDM: Mickoski është i dëshpëruar që ta shpëtojë kolltukun e partisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...