Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, tek shkupjani zbulohen mbi 17.000 euro të padeklaruara

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, afër Strugës, pasi iu gjetën 17.770 euro të padeklaruara.

“Me të hyrë në Republikën e Shqipërisë, në linjën e dytë, për kontroll të hollësishëm të automjetit “Volksvagen”, i drejtuar nga shtetasi Zoran Nikoliq (34), banorë në Shkup, Maqedonia e Veriut, iu gjetën 17.770 euro, të cilat ai nuk i kishte pasur më parë të deklaruara. Paratë gjatë kontrollit u gjetën në një qese që ishte në automjet dhe u konfiskuan si dëshmi”, sipas kumtesës së policisë.

Shtohet se aktivitete të mëtejshme u kryen nga specialistë të hetimit të krimit në Komisariatin e Policisë në Pogradec, të cilët arrestuan 34-vjeçarin nga Shkupi.

Rasti iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës Themelore në Pogradec.

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Prishtinë

D V

Lezhë, mbytet në plazhin e Tales një 27-vjeçar

D V

Arrestohet shtetasi serb në Vushtrri, tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë

D V

Zbardhet rasti me mashtrim kompjuterik, kallëzime penale kundër katër personave nga Britania e Madhe

Z H

Dhuna në familje- Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 71 aktakuza

D V

Vritet aksidentalisht një 13 vjeçar në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...