Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Në vetëm katër muajt e parë, “Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet si albumi më i shitur i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar

“Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i madh i vitit 2021 deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.

Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me një shitje prej 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online). Pak më shumë se një vit nga publikimi i tij, albumi i dytë në karrierën e Dua Lipës ka shitur deri më tani 333,968 kopje (234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).

Tani më albumi ka kaluar plot 33 javë në listën e ‘top 10 e albumeve më të mira’ – në katër prej të cilave ka qenë në vendin e parë, shkruan Music Week.

Kopertina e albumi “Future Nostalgia” (Foto: Dua Lipa/Instagram)

“’Future Nostalgia’ vazhdon të arrijë suksese të reja, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por në të gjithë botën”, tha presidenti i Warner Records në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Christie.

Albumi i saj debutues i vitit 2017 pati një shitje prej 720,505 kopjesh dhe Dua Lipa, kohët e fundit kalon një milion shitje me dy albumet e saj.

E lumtur për këtë sukses, Lipa shpërnda unë InsatStory një postim nga faqet e një prej fansave që pasqyronte këtë sukses.

“Çmenduri! Uau faleminderit Britani”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e postimit.

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...