Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Në vijim është pagesa e kthimit të tatimit mbi të ardhurat personale për fermerët

Në vijim është pagesa e kthimit të tatimit mbi të ardhurat personale të fermerëve të cilët gjatë vitit 2019 kanë realizuar të ardhura nga shitja e prodhimeve personale bujqësore.

Drejtoria për të ardhura publike njoftoi sot se 14,451 fermerëve do t’u paguhen 87,036,280 denarë.

“Pagesa realizohet tek fermerët që kanë paraqitur llogari të vlefshme transaksioni, ndërsa fermerët të cilët I plotësojnë kushtet për kthimin e tatimit mbi të ardhurat personale dhe nuk I kanë azhurnuar llogaritë e tyre të transaksioneve, i ftojmë që ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në njësitë më të afërta organizative të Drejtorisë për të Ardhura Publike”, thonë nga DAP.

Të drejtë të kthimit të tatimit mbi të ardhurat personale kanë personat fizikë të cilët kanë realizuar të ardhura nga shitja e produkteve të tyre bujqësore, shuma e të cilave nuk i kalon 1.000.000 denarë, në bazë të të dhënave nga deklaratat vjetore të konfirmuara të taksave. Të drejtë kanë ata të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe nuk kanë realizuar të dhëna në bazë tjetër i cili tatohet në bazë të Ligjit për tatimit mbi të ardhurat personale.

Postime të ngjashme

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Z H

Oda ekonomike do ta përmirësojë punësueshmërinë në pesë rajone të planifikimit

Z H

Lirohet benzina, çmimi i naftës ngelet i njejtë

Z H

Numri i turistëve në shkurt është ulur për 41,7 për qind

Z H

Takim me Bjerde nga BB: Të gjitha të dhënat tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...