Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Në vitin 2020 kompanive iu kthyen 397.4 milionë euro nga TVSH-ja

Shkup, 31 janar – Vitin e kaluar në ekonomi u gjeneruan 397.4 milion euro në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë, njofton Ministria e Financave.

Edhe pse viti 2020 ishte një vit krize, vitin e kaluar kishte kthim më të lartë të TVSH-së si përqindje nga tatimi i arkëtuar bruto krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa pagesa bëhej rregullisht dhe pa ndërprerje. Vitin e kaluar është realizuar kthim afërsisht prej 34% të tatimit të arkëtuar mbi vlerën e shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 është realizuar kthim prej 32%, në 2018 prej 31%, në 2017 prej 28%, në 2016 prej 26% dhe në 2015 prej 28%.

Nëse shikohet në vlerë absolute, vitin e kaluar pavarësisht krizës, u injektua një shumë e lartë e fondeve në bazë të kthimit të TVSH-së ndaj kompanive  krahasuar me vitet e mëparshme. Nëse vitin e kaluar është bërë kthim prej 397.4 milion euro, në 2019 kthimi ishte 403.9 milion euro, në vitin 2018 prej 375.8 milion euro, në vitin 2017 / 315 milion euro, në vitin 2016 / 280 milionë euro dhe në vitin 2015 / 283.5 milion euro.

Kthimi i rregullt dhe në kohë i TVSH-së ndaj kompanive  është me rëndësi të madhe për likuiditetin në ekonomi, sidomos në kohë krize kur qasja në fonde është e kufizuar.

Postime të ngjashme

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...