Në VK “Bllatë” privohet nga liria një shtetas shqiptar, ka poseduar fishekë

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Dibër, 19 maj – Nëpunësit e policisë nga Qendra rajonale perëndimore në pikën kufitare “Bllatë” pranë Dibrës kanë privuar nga liria një shtetas shqiptar tek i cili u gjetën fishekë.

“Dje në orën 14:50 në pikën kufitare ‘Bllatë’ gjatë hyrjes në vendin tonë, nëpunësit e policisë nga Qendra rajonale Perëndimore e kanë privuar nga liria H.L. (46) nga Republika e Shqipërisë sepse gjatë një kontrolli kufitar iu gjetën dhe sekuestruan dy plumba”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të punëve të brendshme-Ohër.

Është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi u është dorëzuar nëpunësve të policisë nga Departamenti për krim ndërkufitar, migracion dhe riatdhesim në Dibër për procedurë të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More