Bota

Në Xinjiang ekstremizmi fetar konsiderohet një e keqe kundër njerëzimit

Shoqata Islame e Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit ka publikuar “Raportin mbi lirinë e besimit fetar në Xinjiang”, ku tregohet gjendja e lirisë së besimit fetar në Xinjiang përmes përvojës vetjake të personave fetarë.

Raporti thotë se e drejta e Xinjiang-ut për lirinë e besimit fetar është realizuar plotësisht. Respektimi dhe mbrojtja e lirisë së besimit fetar është një manifestim i frymës së shtetit ligjor socialist. Kushtetuta e Republikës Popullore të Kinës përcakton qartë se “Qytetarët e Republikës Popullore të Kinës kanë liri të besimit fetar”. “Asnjë organ shtetëror, organizatë shoqërore ose individ nuk mund t’i detyrojë qytetarët të besojnë ose të mos besojnë në fe, e as të diskriminojnë qytetarët që besojnë në fe ose qytetarët që nuk besojnë në fe”. “Shteti mbron vepimtaritë normale fetare.”

Rajonin i Xinjiang-ut zbaton në mënyrë rigoroze ligje dhe rregullore të ndryshme kombëtare. Ai ka shpallur dhe rishikuar në mënyrë të njëpasnjëshme “Rregulloret për Çështjet Fetare të Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit” si dhe rregulloret për menaxhimin e vendeve fetare, veprimtaritë fetare dhe personelin fetar, duke u sqaruar atyre të drejtat dhe detyrimet.

Veprimtaritë e zakonshme fetare, të tilla si adhurimi, agjërimi, ligjërata, festa fetare, etj., mund të kryhen nga myslimanët ose në xhami ose në shtëpitë e tyre në përputhje me zakonet fetare.

Raporti vuri në dukje se ekstremizmi fetar në Xinjiang është frenuar. Ekstremizmi fetar, nën flamurin e Islamit, është në thelb një e keqe kundër njerëzimit, kundër shoqërisë, kundër qytetërimit dhe kundër fesë dhe ai nuk është aspak Islam.

Shoqata Islame e Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit u përmbahet traditave të bukura të patriotizmit, paqes, bashkimit, rrugës së mesme, tolerancës dhe veprimeve të mira të Islamit në Xinjiang dhe bën dallimin nga forcat ekstremiste fetare.

Postime të ngjashme

Dyshohet për akt terrorist në Gjermani: Vetura shtyp katër persona, vdes një fëmijë

S.B.

Conte përjashton karantinën totale: Bllokim lokal nëse shifrat rriten

admin

G20: Shumë fjalë dhe disa nisma të mira

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...