Në Zhelinë diferenca e thellë, fitorja bindëse!

nga I.A

Shkup, 8 prill –  Diferenca në bllokun shqiptarë në Komunën e Zhelinës është shumë e thellë bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake. Për ta thelluar fitoren VLEN nuk nevojitet kurrfarë bashkëpunimi me partitë tjera, ndërkaq, BDI për ta përmbys rezultatin nuk i bëjnë punë as aleancat me cilën do parti pasi diferenca është shumë e thellë. Agjencia e Lajmeve Zhurnal duke marrë për bazë të analizës rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Zhelinë, dhe atyre parlamentare të vitit që lamë pas, sjellë konkluzionin që Zhelina edhe në këto zgjedhje lokale do të jetë në anën e VLEN-it, shkruan Zhurnal.

Cili ishte rezultati në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Zhelinë?

Zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur më 31 tetor të vitit 2021 me çka kanë garuar partitë politike për të parin e komunës dhe me listat e tyre për këshilltarë. Më poshtë mund të shihni rezultatin e zgjedhjeve në listat për këshilltarë në Komunën e Zhelinës, në raundin e dytë.

Zhelinë, zgjedhjet lokale 2021

Nga këto rezultate, koalicioni ASH-AAA ka arritur të marrë 835 vota, derisa në krahun tjetër BDI 3.534 vota, ndërkaq Lëvizja Besa 3.448 vota. Votat e partive maqedonase në Zhelinë së bashku kanë qenë diku mbi 1.000. Nëse bëjmë bashkë votat në VLEN pra të Besës dhe koalicioni bëjnë 4.283. Që u sjellë një fitore bindëse.

Cili ishte rezultati i votave bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Zhelinë?

Për ta pasur më të qartë gjendjen e votuesve në Tearcë mund të marrim për bazë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, një vit më herët, 8 maj 2024, për ta pasqyruar se me ndihmën dhe bashkëpunimin e kujt mund të arrihet drejt fitores.

Zhelinë, zgjedhjet parlamentare 2024

Në këto zgjedhje partitë politike ishin të etabluar në dy opisione, VLEN dhe BDI. Në VLEN pjesëmarrëse ishin 4 parti politike, dhe VV-ja. Derisa në krahun tjetër e vetme ishte BDI. Diferenca ishte e thelluar mes dy opsioneve politike shqiptare.

VLEN ka marr 4.676 vota, Fronti Evropian 3.882 vota. Ndërkaq, VMRO e LSDM së bashku as 1.000 vota. Nga këto rezultate qartësisht mund të kuptojmë se fitorja e VLEN-it në këtë komunë është e betunar dhe gjasat apo mundësitë e përmbysjes së rezultatit në favor të Frontit Evropian janë minimale. Mbeten të shihen edhe zhvillimet tjera që do të ndodhin muajve në vijim por ajo që është çështje numrash është analizuar lartë se cila parti politike mund të sigurojë fitoren e një kandidati shqiptar në Strugë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More