Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Nebiu: Ligjeratat online, praktika me prani fizike

Shkup, 10 tetor – Në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” mësimi praktik mund të realizohet me prezencë fizike në laboratorët e shkollës me leje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ndërsa ligjeratat do të zhvillohen  online. Drejtori i kësaj shkolle Blerim Nebiu tha se një numër i vogël i nxënësve nuk mund të kycen online për shkak kushteve që nuk i posedojnë.   

“Ka raste që nxënësit nuk kanë qasje në internet ka nxënës nuk kanë aparatura. Kemi zhvilluar edhe anketa me kudjestrate e klasës dhe është një numër i vogel. Orët praktike do të zhvillohen me prezencë fizike në laborator tanë që i kemi ndërsa lëndët tjera do të ndiqen online nga ana e nxënësve dhe do të ligjerohen nga mësimëdhënesit online. Ndërsa për mësim praktik kemi përgaditur orar të posacëm për nxënësit që kanë orë në lëndët praktike.”, tha Blerim Nebiu, drejtor i Sh.F “Marija Kiri Skllodovska”.  

Qytetarët: Nuk kemi kushte për mësim online  

Qytetarët e anketuar për TVM2 thonë se ata nuk mund të gjithë fëmijëve t’u mundësojnë mjete për t’u lidhur online.    

“Ne nuk kemi kushte. Unë nuk mundem 4 laptopa të siguroj, unë Mar 9 mijë denarë pension dhe me këto kujdesem për 10 antarë të familjes”…“Ajo dihet se fëmija në shkollë do të mësohet më mirë sepse në shtëpi duhet të ju ndaj, me gjithve nga një dhomë, ndërsa në shtëpi ju pengojnë tjerët, dmth tjetër është kur fëmija është fizikisht para mësueses”, thanë qytetarët për TVM2.  

Rreth 600 shkolla fillore dhe të mesme morën leje për të filluar mësimin me praninë e nxënësve, ndërsa aplikuan mbi 860 shkolla. Miratimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive do të azhurnohen çdo muaj në varësi të situatës epidemiologjike.

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...