Shkup, 27 janar – Ish kryetarja dhe gjykatëse aktuale në Gjykatën Supreme, Lidija Nedellkova, para Prokurorisë Themelore Publike – Shkup ngriti padi penale kundër tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas Nedellkovës, ato e kanë shfrytëzuar pozitën të ndikojnë në procedurën e cila udhëhiqet kundër saj pas ankesës së dorëzuar nga gjykatësi tashmë i shkarkuar Jovo Vangelovski.
“Bëhet fjalë për një nga shumica e raportimeve të cilat Vangelovski ua ka dorëzuar para se gjithash për shkak të padurimit rreth një rasti. Në atë procedure Komisioni solli vendim për ndalim, por ai vendim nuk mund të ndalet. Kjo tani do të shkojë drejt rezultatit përfundimtar”, deklaroi Nedellkova në “Brifingun e mëngjesit”
Ajo thotë se në gjyqësi është nga viti 1994 dhe se i ka udhëhequr reformat. “Mendoj se bëhet fjalë për presion politik, sepse pikërisht tani kur bëhet reforma nga ana e Ministrisë së Drejtësisë çfarë lidhje ka procedura ime e cila është nga 01.04.2019. Por unë jam “trofej” i madh. Dikush nuk dëshiron të më shikojë në sistemin gjyqësor. Kur nuk mund të ndikojnë mbi ne nuk u nevojiteni në sistemin gjyqësor”, thotë Nedellkova.
Duke folur rreth reformave gjyqësore Nedellkova potencon se gjithë operacioni ka filluar me kualifikime të panevojshme.
“Nuk mundet për gjykatësit të thoni se do t’i spastroni. Kjo është shprehje jo përkatëse. Çdo ditë kontaktoj me gjykatës dhe të gjithë frikohen”, tha Nedellkova.
Ajo apelon që vlerësimi i gjykatësve për lëndë të vjetruara të bëhet me kujdes.
Kryetari i Këshillit gjyqësor Kiro Zdravev në deklaratë për “Slloboden peçat” – konfirmoi se Prokuroria i ka kontaktuar dhe se procedura tashmë është në vazhdimësi.
“Njëherit nga ana e saj ishte kërkuar nga Këshilli gjyqësor, gjatë vendosjes për lëndën e saj, në bazë të padisë penale, të përjashtohen katër anëtarë të Këshillit, mes të cilëve edhe kryetari”, thotë Zdravev.
Në pyetjen nëse pas fillimit zyrtar të procesit të filtrimit në gjyqësi, është rritur presioni nga ana e opinionin, por edhe gjykatësit mbi punën e Këshillit gjyqësor. Zdravev thekson se dikujt nuk i përgjigjet profesionaliteti të kryhet kjo detyrë.
“Puna jonë e vazhdueshme është ndjekja e punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. Dikujt nuk i përgjigjet ta bëjë Këshilli Gjyqësor, ndërsa ne këtë e bëjmë në interesin e të gjithë gjykatësve të cilët në mënyrë profesionale dhe me ndërgjegje e kryejnë funksionin gjyqësor. Në opinion sulmohet gjyqësia në përgjithësi, ndërsa jo me emra, dhe për atë ne duhet t’i mbrojmë gjykatësit profesional, ndërsa si ndryshe përveç nëse nuk fillojmë procedura kundër kolegëve të tyre që nuk punojnë me përgjegjësi. Shumë normale është të priten obstruksione edhe nga gjykatësit”, theksoi Zdravev. (Zhurnal.mk)