Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nefrologjia e stërmbushur me pacientë të infektuar dhe me veshka të dëmtuara, disa futen dhe në dializë

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Në 20 ditët e fundit në vendin tonë po rritet numri i pacientëve me Covid të cilët po i humbasin veshkët dhe duhet të vendosen në dializë, informon Zhurnal.

Ky trend po vazhdon në njëzet ditët e fundit. Nga marsi deri në fillim të shtatorit nuk kishte pacientë të infektuar të cilët kishin probleme me veshkët. Por tani kjo është përhapur.

“Po bëjmë analiza pse po ndodhë kjo. A është koiçidencë dhe a do të vazhdojë edhe më tej, deri tani vetëm po analizojmë. Shumica e rasteve kanë dëmtim akut të veshkëve. Tek një pjesë ndihmon dializa, ndërsa disa pacientë fare nuk futen në dializë sepse nuk ka nevojë”, deklaroi Irena Bushletiq, drejtoreshë e Nefrologjisë për Plusinfo.

Sipas statistikave dhe përvojave nga vendet tjera, 20-25% e pacientëve me Kovid zhvillojnë dëmtim akut të veshkëve.

Në Nefrologji ka një dhomë të veçantë të izoluar ku vendosen pacientët me vështirësi në veshka. Atyre u bëhet testi për korona virus dhe nëse rezultojnë pozitiv ata dërgohen në Klinikën Infektiev.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

Spasovski në takim me shefat e sektorëve për punë të brendshme dhe punë kufitare

Z H

843 raste të reja me Covid në Maqedoni, vdesin 11 pacientë

Z H

Ministri Mariçiq nënshkroi rregullore për rritjen e pagave të policisë gjyqësore

Z H

Debat publik: Nevojitet vullnet më i madh politik për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore

Z H

Nga BB-ja 37 milionë euro shtesë në Projektin për lidhje përmes rrugëve lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...