Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Negociatat: Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë, dritë e gjelbër për Maqedoninë e Veriut

Shqipëria parakalohet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit evropian.

Në qëndrimin e qeverisë holandeze, prezantuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, duket se Holanda mbështet uljen e Maqedonisë së Veriut në tryezën e parë qeveritare me BE-në dhe jo Shqipërinë.

“Qeveria ndan analizën e Komisionit se Shqipëria ka treguar përparim në fusha të ndryshme, por është i parakohshëm përfundimi i Komisionit se janë përmbushur pothuajse të gjitha kushtet”, thuhet në deklaratë.

Në qëndrimin e Holandës ndikon fakti që s’janë bërë ende funksionale Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, ndërsa kërkohet përparim në ligjin për mediat.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ndërtuar një historik solid në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin përfundimtar të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet. Vetëm kur kushtet e cekura në konkluzionet e Këshillit të marsit 2020 janë përmbushur bindshëm, mund të mbahet tryeza e parë ndërqeveritare”, thekson në qëndrimin e saj qeveria holandeze. Tjetër vlerësim duket për Shkupin zyrtar ku vlerësohet në total progresi dhe kërkohet mbajtja sa më shpejtë e tryezës.

Ndër të tjera në këtë dokument thuhet:

“Në 20 mars, Këshilli Europian vendosi që për Shqipërinë të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare nëse do të ishin përmbushur kushtet e vendosura. Për qeverinë (shqiptare) është thelbësore që të ardhmen të bëjë më shumë progres në këto çështje dhe vetëm nëse kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian në mars janë plotësuar në mënyrë bindëse do të mbahet tryeza e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Qeveria (holandeze) mbështet analizën e Komisionit Europian se Shqipëria ka treguar përparim në fusha të ndryshme, por përfundimi i Komisionit se “pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur” është i parakohshëm.

Qeveria (holandeze) mbështet vlerësimin e Komisionit se nuk ka ende kuorum për Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet bërë përparim i mëtejshëm në lidhje me rishikimin e ligjit për mediat bazuar në mendimin e Komisionit të Venecias.

Pavarësisht emërimit të disa jo-magjistratëve, Gjykata e Lartë nuk është ende në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet. Janë ndërmarrë hapa kryesorë, në veçanti, në fushën e vetingut të gjyqtarëve të vjetër dhe prokurorëve, por kjo ende nuk po çon në dënime aktuale të gjyqtarëve të cilët ishin akuzuar për akuza penale gjatë aktivitetit të tyre.

Korrupsioni mbetet një problem i madh dhe i përhapur që do të vazhdojë të kërkojë vëmendje në vitet që vijnë. Në këtë kontekst, është pozitive që SPAK tani është plotësisht funksional.

Raporti i fundit i GRECO thotë se Shqipëria po punon kundër korrupsionit. Por Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në ndërtimin e një historiku solid në hetimin dhe ndjekjen penale përfundimtare duke dënuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet”

Postime të ngjashme

Përmbytjet/ Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

S.B.

Pipero infektohet pas vaksinimit/ “Pas dozës së parë të vaksinës të kemi të njëjtin kujdes si çdo person i pa vaksinuar”

S.B.

Ismail Kadare feston ditëlindjen, Meta: Gjeniu ynë i madh i letrave

S.B.

Ndodh në Vorë/ E mitura denoncon 25-vjeçaren: Abuzoi seksualisht me mua dhe më detyroi të dhunoj veten

S.B.

Sekuestrohen 800 kilogramë duhan në Kukës

S.B.

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar, dëshmia: Dërgoi njerëz të më rrihnin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...