Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Negociatat me BE, Senida Mesi: Polarizimi politik nuk e ka ndihmuar procesin!

Zhurnal Ads

Miratimi i kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë një premtim i kahershëm për tu realizuar brenda presidencës gjermane të këshillit. Por zhvillimet më të fundit në Bruksel, pas vetos bullgare për Shkupin, përcollën sinjale aspak positive.

E ftuar për të diskutuar me ngjarjet e fundit lidhur me negociatat me BE-në, në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Senida Mesi, Zëvendëskryetare e Komisionit të Integrimit është shprehur se ajo çka nuk e ka ndihmuar procesin kësaj radhe është polarizimi politik.

“Vetë polarizimi politik i Shqipërisë nuk e ka ndihmuar procesin. Fakti që në 25 Mars, Këshilli i Bashkimit Evropian i tha po hapjes së negociatave… mbaj mend këtu në fillim të 2006-ës kur u firmos për herë të parë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, u deshën 3 vite dhe vetëm në vitin 2009 hyri në fuqi një marrëveshje, e cila ishte e firmosur para tre vitesh. Sepse, në çdo gjë ke një procedurë për të ndjekur. Për Shqipërinë, edhe 25 Marsi nuk ishte kollaj. Nëse për Maqedoninë e Veriut nuk kishte asnjë kusht për të bërë Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për Shqipërinë u vunë disa kushte, ndër të cilat dhe përfundimi i Reformës.”

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Meta: Grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve

admin

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit

S.B.

Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve para MIE-së

admin

Ruçi letër krerëve të Drejtësisë e Policisë: Zbatoni me rigorozitet dispozitat e Kodit Penal mbi dhunën në familje e ndaj grave

S.B.

Nis Kuvendi, pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

admin

Ministrja Balluku: Inceneratorët janë të domosdoshëm

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...