Negociatat në Bruksel me skenar dhe oferta operative

nga D V

Albert Prenkaj 

Rikthimi i Lajçak në pozitën e të dërguarit special të BE-së, pra të shefit të Politikës së Jashtme, Borrell, duhet të kundrohet si një rinisje e negociatave të bllokuara Kosovë-Serbi. Shumë vëshguesë dhe protagonistë, përfshirë partinë në pushtet VV, shprehin skepticizëm për ndonjë paraqitje pozitive të këtij takimi në Bruksel. Partia në pushtet me këtë mesazh përpiqet të ruajë perceptimin se fajtor kujdestar i dështimit të bllokimit të dialogut është pala serbe.

Në paraqitjet e tyre, Lajçak i cili fajëson opozitën dhe mediat për mos përkrahjen e Kurtit pas marrëveshjes në Ohër (2023), i cili po ashtu thotë se fillimisht Kosova duhet të fillojë me implementimin e asociacionit e pastaj Serbia do të pasonte me njohjen e dokumenteve të Kosovës, si sinjal për heqjen graduale dhe të shpejtë të sanksioneve ndaj Kosovës.

Borrell në paraqitjen e tij vënë theksin se do të ketë skenar në dialog ku do të ofrohen zgjidhje optimale.

-Përkujtoj këtu se palës kosovare i është kërkuar organizimi i zgjedhjeve të cilat në aspektin e legjitimitetit, dështuan.

-Dështoi procesi i referendumit për largimin e kryetarëve jo legjitimë të komunave.

-Kjo qeveri mori vendim për ndalimin e qarkullimit të monedhës së dinarit, si dhe mbylli bankat në komunat me shumicë serbe.

-Dhe temë kujdestare për shumë vite është ura që ndan Mitrovicën. Mendoj se të gjitha këto qështje që mund të konsiderohen tema që kërkojnë zgjidhje operative dhe pjesë të skenarit të këtij rifillim dialogu.

Teodor Fogel i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, dialogun e quan “Forum për menaxhimin e krizave”. Fogel i quan Borrell dhe Lajpak ruajtës të performancës së BE-së para ndryshimit të figurave në pozitat kyçe të saj.

Negociatat Kosovë-Serbi kanë nxjerrë nga të dy palët “alternativën më të parallogaritur të marrëveshjes së negociuar”, “alternativën më të mirë (BATNA)”. Derisa BATNA e Serbisë është shkëputja e veriut të Kosovës dhe bashkangjitja me Serbinë, BATNA kosovare është ruajtja e unitetit territorial të Kosovës. Por a është akomodimi i komunitetit serb të Kosovës pjesë e BATNA-s të qeverisë Kurti?

Derisa alternativat më të mira të palëve nuk janë të përafërta, statuti i asociacionit mund të lexohet si e quajtur Zona e e Marrëveshjes së Mundshme (ZOPA).

Por duhet të kthehemi tek një kakofoni në taktikë të komunikimit të ambasadorëve të SHBA-së në Kosovë (Hovenier) gjegjësisht ambasadorit Hill në Serbi.

Derisa ambasadori Hovenier thotë se marrëveshja e nornalizimit nuk mund të arrihet pa njohje të ndërsjellë, ndërsa ambasadori Hill thotë:

Njohja formale e Kosovës nuk do të ishte kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.”

Këto deklarata të ambasadorëve të ShBA-së nuk janë në kundërshtim me trajektorën e politikës së DASh karshi rajonit dhe ndaj këtyre dy shteteve të rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More