Shqipëri

Negociatat nuk hapen në dhjetor

Zhurnal Ads

Në një lidhje direkte nga Brukseli, gazetarja e njohur Erisa Zykaj është shprehur se as në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë.

Per emisionin “Tempora” sot ne mbremje në RTV Ora, Zykaj tha se ky është fakt i bërë i ditur nga disa prej shteteve anëtare të Unionit.

Erisa Zykaj: “Negociatat nuk do të çelen në dhjetor. Ky është një fakt dhe këtë e kanë bërë të ditur disa shtete anëtare të Bashkimit Europian. Nuk çelen sepse nuk janë plotësuar tre kushtet e para të kushëzimit të BE.

Sonila Meço: Që janë?… I përsërisim edhe një herë?

Erisa ZykajKanë të bëjnë me dy “D”-të e famshme. Demokracia dhe drejtësia. Dy kushtet e para janë, Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e dyta, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Këto janë dy kushtet e para në 15 kushtet që shtetet anëtare të BE i kanë vënë Shqipërisë për të hapur ose çelur negociatat e anëtarësimit.

Zyrtarisht, me mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare, kemi të bëjmë me një situatë serioze pasi këtu bëhet fjalë për themelimin e një shteti të ri. Shtetet anëtare thonë, nuk keni demokraci, nuk keni drejtësi dhe nuk keni të drejta themelore”.  

Postime të ngjashme

Dhunë në familje dhe vepra të tjera, disa të arrestuar së fundmi

admin

“Shqipërisë do t’i dhurohen vaksina anti Covid”, BE: Ruhuni, mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

admin

A do të përfitojë Shqipëria vaksinën në të njëjtën kohë? Drejtori i OBSH për Europën: Ja kur vijnë testet e shpejta

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...