Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalja të Turqisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi rezultatet e arritura falë bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë një nxitës shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimi.“Shumë shpejt, besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin e saj mbi Konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një provë thelbësore jo vetëm për të dy vendet tona, por për rajonin në tërësi dhe për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ajo vlerësoi kontributin e kryesisë turke dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Bregu për avancimin e axhendës rajonale.

Ministeriali u pasua po sot nga samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Evropës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021 – 2022. 

Postime të ngjashme

Grusht me truprojat në Sarandë, arrestohet një person, nën hetim turistët nga Anglia e Kosova

D V

Gërdeci, Gjykata rrëzon kërkesën për rihapjen e gjykimit ndaj Mediut

D V

Meta vlerëson dy veprimtarë dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

D V

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Shqipëria e treta në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

D V

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...