Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nën 40-vjeçarëve britanikë do t’iu ofrohet një alternativë e AstraZeneca-s

Shumicës së të rriturve nën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do t’iu jepet një alternativë e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të rrezikut – ndonëse të ulët – nga mpiksja e gjakut.

Rregullatori britanik i sigurisë së barnave tha se ka regjistruar 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 vdekje, pas administrimit të 28.5 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca.

Rreziku për mpiksje gjaku thuhet se është pak më i lartë te grup-moshat e reja.

“Pasi normat e koronavirusit po vihen nën kontroll, ne këshillojmë që të rriturve të moshës 18-39 vjeç, pa sëmundje të tjera, t’iu ofrohet një alternativë e vaksinës AstraZeneca, nëse është e disponueshme dhe nëse nuk shkakton vonesa në vaksinim”, tha Wei Shen Lim, nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca është lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut, që shfaqen pas niveleve të ulëta të trombociteve në gjak.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që vaksina të përcillet me paralajmërimin se shkakton mpiksje të rralla gjaku, por ka theksuar se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

Disa vende e kanë kufizuar përdorimin e kësaj vaksine në grup-mosha të caktuara.

Mbretëria e Bashkuar ka si alternativë dy vaksina të tjera kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Në këtë vend, afro 35 milionë njerëz tashmë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit.

Ajo ka regjistruar mbi 4.4 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...