Agjencia Zhurnal.mk

Nën moton “Të gjithë jemi = Në të drejtat” në Shkup do të shënohet Dita Botërore e Fëmijës

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës dhe shënimit të 30 vjetorit të miratimit të Konventës për Drejtat e Fëmijës, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup do të mbahet ngjarje nën moton “Të gjithë jemi = Në të Drejtat”, në të cilin marrin pjesë fëmijë nga kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme nga më shumë qytete të Republikës.

Ngjarja është organizuar nga Institucioni Avokati i Popullit në bashkëpunim me Koalicionin e Organizatave Rinore “Tani” nga Prilepi, Drejtoria për Zhvillim dhe Avancim të Arsimit dhe Gjuhëve të Pjesëtarëve të Bashkësive, si dhe fondacioni i fëmijëve “Pestalloci”.

Më këtë rast, Avokati i Popullit Ixhet Memeti para selisë së Zyrës së Avokatit të Popullit do të japë deklaratë për mediet dhe do të dërgojë porosi për Ditën Botërore të Fëmijës.

Siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të ceremonisë së rastit saktë në mesdite, fëmijët para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi do t’ia lexojnë dhe dorëzojnë “Kërkesën nga fëmijët për të drejtat e fëmijëve”.

Ngjarja do të përfundojë në sheshin “Maqedonia” ku pjesëmarrësit do të lëshojnë tullumbace në ngjyra të ndryshme, me çka në mënyrë simbolike do të dorëzojnë porosi për barazi të fëmijëve në të drejtat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...