Nëna 41 vjeçare shqiptare me 5 fëmijë, gjendet në rrugët e Romës, ngrirë nga i ftohti dhe pa ngrënë, e shpëton policia

nga Xh M

Një nënë e vetmuar me 5 fëmijë, një djalë dhe katër vajza, është shpëtuar në Romë nga policia. Në të ftohtë dhe të pangrënë, gjendja e nënës me fëmijët kur është gjetur nga karabinerët ka qenë jashtëzakonisht e keqe.

Mediat italiane po i bëjnë jehonë lajmit të gjetjes së nënës 41 vjeçare shqiptare me fëmijët e saj, identiteti i të cilës deri tani nuk bëhet i ditur në media. Sipas informacioneve, kishte udhëtuar nga Shqipëria në Romë për një vizitë mjeksore në një prej spitaleve të Romës, por nuk dihet se për çfarë arsye është gjetur në rrugë.

Karabinierët e kanë gjetur në gjendje të mjerueshme, por edhe në një skenë të thellë dhembshurie: e ulur, duke përqafuar fort fëmijët e saj.

Nuk ka pasur para as për të ngrënë, apo për të marrë me qira një vend ku të qëndronte.Policia tha se i gjeti të gjithë së bashku në lagjen Prati në Romë.

“Eshtë gjendje e dukshme e varfërisë”, lexohet në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga policia bashkiake e Romës. Policia u siguroi ushqime të ngrohta, mori batanije dhe shtretër dhe i priti për një natë në godinën e vet. Ndërkohë janë duke kërkuar një strehim të përkohshëm dhe janë aktivizuar edhe shërbimet sociale. Familja tani është vendosur në një strukturë në sallën e operacioneve sociale në Romë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More